Ekosistemi inovativ i UBT-së plotësohet me kompaninë “UBT Smart Global Health Care Solution”
05/08/2022Ekosistemit inovativ të UBT-së i është bashkuar kompania “UBT Smart Global Health Care Solution”, e cila do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të shëndetit.
Përmes teknologjive të së ardhmes, Inteligjencës Artificiale, Realitetit Virtual dhe të Shtuar, kompania “UBT Smart Global Health Care Solution”, do të plotësojë nevojat e shoqërisë në një mënyrë krejtësisht të mençur.
Diagnostikimet e ndryshme, testimet, shërbimet online mjekësore, si dhe hollësi të tjera, të cilat janë në formë tërësisht digjitale do të ofrohen nga kjo kompani përmes makinerive të gjeneratës së re të teknologjisë së pajisjeve mjekësore.
Kompania “UBT Smart Global Health Care Solution”, mundëson disa shërbime si: takime konsultative dhe këshilluese me mjekë, kontrolle në laboratorë të pajisur nga inteligjenca artificiale nga ku mund të identifikojë problemet shëndetësore dhe të diagnostikojë në mënyrë digjitale përmes SmartMed.