Studio në programin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT
04/08/2022Interesimi i madh i studentëve për t’u bërë pjesë e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, ka dëshmuar se ky program është i veçantë dhe unik në zhvillimin dhe mbështetjen e studentëve dhe në përgatitjen e tyre për të qenë të pakonkurrueshëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Programi Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, është projektuar në atë mënyrë duke ndërlidhur parimet shkencore me aplikimet e tyre praktike në teknologjinë e prodhimit të produkteve bujqësore, mirëmbajtjen, përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit dhe mjedisit.
Ky program studimi nëpërmjet ekspertëve dhe profesionistëve më të mirë, siguron përgatitjen e specialistëve të agrikulturës dhe mjedisit, me qëllim për të kontribuar në këtë fushë dhe në zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të vendit.
Bashkëpunimi dhe partneriteti që ka krijuar UBT me shumë institucione të arsimit nëpër botë, si dhe me fermerë me përvojë, kompani prodhuese dhe përpunuese në fushën e agrobiznesit, me organizata vendore dhe ndërkombëtare, ka bërë që studentët të realizojnë praktika profesionale, si dhe të bëjnë projekte të ndryshme që kanë synim përmirësimin, apo rregullimin e gjendjes në fushën e agrikulturës dhe mjedisit në vend dhe rajon.
UBT ka ndërtuar një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, duke iu krijuar mundësi të shumta studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, për të ndërlidhur lëndët teorike me ato praktike, dhe për të realizuar projekte të ndryshme në kuadër të atyre lëndëve në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së.