Me ping-pong argëtohen fëmijët përgjatë aktiviteteve të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Junior Hub-it

28/07/2022

UBT Junior Hub ka vazhduar me aktivitetet e Akademisë Ndërkombëtare Verore, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ku ka përfshirë lojëra dhe aktivitete të ndryshme në sport, të cilat janë zhvilluar në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Fëmijët së bashku me profesorin Abedin Bahtiri, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan kanë organizuar lojëra të ndryshme, duke përfshirë edhe lojën e sportit ping-pong, ku kanë mësuar dhe janë njoftuar me rregullat e kësaj loje, duke u argëtuar dhe shoqëruar njëkohësisht.

 

Aktivitetet në programim, robotikë, gjuhë angleze, sport, art figurativ, që janë zhvilluar në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Junior Hub, kanë pasur për qëllim krijimin e përvojave të përmirësuara të të mësuarit që i ndihmojnë nxënësit në të gjithë botën të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht dhe që pasurojnë mundësitë e tyre në të ardhmen.