Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmbyll sukseshëm dy sesionet e organizuara gjatë Akademisë Ndërkombëtare Verore
25/07/2022Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka përmbyllur me sukses dy sesione: Sesioni i parë për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, si dhe sesioni i dytë për Ndërmarrësi dhe Inovacion.
Në këto dy sesione kanë marrë pjesë shumë folës, ekspertë dhe profesionistë të fushës së ekonomisë, duke organizuar ligjërata tematike, diskutime, forume dhe punëtori të ndryshme, që kishin për qëllim përforcimin e njohurive të studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë rreth ekonomisë dhe ndërmarrësisë.
Në përmbyllje të sesionit të parë për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime, ligjëroi profesor Shpresim Vranovci, i cili shtjelloi detaje rreth sjelljes financiare dhe psikologjisë së investimit, teksa profesor Hashim Rexhepi, ligjëroi rreth temës: “Zhvillimi dhe sfidat e tregut të sigurimeve në Kosovë”.
Në sesionin e dytë: “Ndërmarrësi dhe Inovacion”, folës ishin përfaqësuesit nga Comodita Home, Elkos Grup, si dhe pronari i ndërmarrjes “Viva Fresh”, Xhevdet Rexhepi, teksa profesori Kestrim Avdimetaj shtjelloi gjërësisht konceptin e ndërmarrësisë dhe inovacioni, profesori Engerlbert Zefaj ligjëroi rreth temës:“Stimulimit të Inovacionit me Lean Six Sigma”, si dhe menaxherja e marketingut në Comodita Home, Albana Qaushi, ligjëroi rreth ndikimit të marketingut në depërtimin e produkteve në tregjet ndërkombëtare (Rast Studimi: Comodita Home).