Dizajni i Integruar fillon Akademinë Ndërkombëtare Verore me aktivitete në fokus të së cilave do të jetë koncepti “Wabi – Sabi”

20/07/2022

Ka nisur aktivitetet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, në të cilën do të përfshihen ligjërata, punëtori, forume e samite rreth konceptit filozofik “Wabi – Sabi”.

 

Hapjen e kësaj akademie e bëri profesoresha Afërdita Statovci, e cila theksoi se pjesëmarrja e studentëve në këtë akademi, e bën më të realizueshëm qëllimin dhe është në shërbim për ta, për të përfituar dhe përforcuar njohuritë e fituara përgjatë studimeve rreth fushës së dizajnit.

 

Ndër të tjera, fotografi Gent Dizdari, zhvilloi një ligjëratë, dhe diskutoi së bashku me studentë të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, për fotografinë, hyrje në fotografi, fotografia e parë, për kompozicionin, Shutter Speed, ISO, fokusin, fotografinë bardh e zi, si dhe idetë e fotografimit.

 

Në këtë akademi, do të ketë diskutime të ndryshme rreth konceptit filozofi e artistik “Wabi – Sabi”, i cili do të trajtohet nëpërmjet disa ngjarjeve, si: “One Page Stories” me profesor Dardan Luta, “The 4 R’s” me Primesa Arapi, “Mode” me PEZULL, “Marketing në Dizajn”, me Linda Arifi, kaligrafi japoneze dhe muzikë tradicionale japoneze, ekspozite e studentëve, ekspozitë me temë: “Trashëgimia Kulturore Japoneze”, Nata e Filmit, punëtori e qirinjve me Flora Geci, si dhe animacion me Qendrim Hoxhaj.