Qëllimet dhe Objektivat

Programi Bachelor Aktrim u ofron studentëve njohuri të hollësishme mbi rolin e aktrimit, teatrit e filmit në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që studentët të zhvillojnë aftësitë e veta, përkatësisht për të menaxhuar me rolet që do të marrin në pjesë të ndryshme teatrale e në film si dhe me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit të aktrimit.

 

Misioni i këtij programi të studimeve është që të sigurojë vlerësimin dhe përparimin drejt qëllimit e objektivave të programit të studimeve dhe në linjë me misionin e UBT-së në funksion të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimit në komunitet, e që studentëve t’u ofrojë dije, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të kuptojnë, interpretojnë, shpjegojnë dhe të përmbledhin materialin e lëndëve që mësojnë, përkatësisht programin e studimeve sipas curriculit të përpiluar.

 

Ky program është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve: aftësi praktike thelbësore, siç janë: njohja me teatrin e filmit, Paraqitja e karaktereve të ndryshme, që nënkupton njohjen me tipa të ndryshëm njerëzish dhetë kuptuarit e teatrit dhe filmit; që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për Aktrim.

 

Programi për Aktrim, që u ofrohet studentëve në UBT, është hartuar, duke pasur parasysh hulumtimin e nevojave për kuadro në fushën e Aktrimit në Kosovë. Për mungesë kuadrosh në fushën e teatrit dhe Filmit në Kosovë programi është mbështetur krejtësisht në nevojat e fushave të përcaktuara, duke shpresuar dhe besuar që do të krijojë kuadro të përgatitura, të cilët do ta gjejnë vendin e tyre në tregun e teatrit, filmit e produksioneve a televizionevenë vend dhe më gjerë.

 

Programi në nivelin Bachelor synon këto objektiva:

-të sigurohet që studentët të pajisen me njohuri dhe aftësi interpretuese, aftësi shpjeguese dhe aftësi për mbledhjen e informacionit, në mënyrë që të përpiqen të praktikojnë në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme në karrierën e tyre të hershme, duke ofruar një njohuri bazë të Teatrit, Produksionit, Kinemasë, Shtëpisë Kinematografike e Televizionit, si dhe parimet e komunikimit artistik mbi të cilat do të ndërtohet dhe do të zhvillohet karriera e tyre;

-të sigurojnë që të diplomuarit janë njohur me Kodin e Etikës dhe Sjelljes, profesionalizmin e kërkuar dhe praktikimin e interpretimit dhe shpjegimit të situatave në të cilat ndodhen dhe të raportojnë;

-të njihen me karakteristikat e teknikave të imazherisë, rolin e Aktrimit në krijimin e imazhit, si individualisht ashtu edhe si pjesë e një regjimi të koordinuar;

-të sigurojë një ndërgjegjësim për rëndësinë e menaxhimit të burimeve në edukimin teatral, atij kinematografik, filmik dhe të komunikimit televiziv, si dhe kostot dhe përfitimet e Aktrimit;

 

Synim i programit Aktrim është që:

-të sigurojë që studentët të njihen me Kodin etik e të mirësjelljes, me profesionalizmin e kërkuar, dhe me të praktikuarit e interpretimit e të shpjegimit të situatave në të cilat gjenden dh etë cilat i krijojnë;

-të njihen me karakteristikat e teknikave të imazhit, rolin artistik në krijimin e imazhit, si individualisht ashtu edhe si pjesë e një regjimi të koordinuar;

-të sigurojë përdorimin e kritereve të përshtatshme të referimit dhe udhëzimeve profesionale e etike, hulumtimin e duhur të rasteve dhe të shkathtësive interpretuese për hulumtimet më të gjera emergjente;

-të sigurohet që studentët të jenë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre ligjore në lidhje me përcjelljen dhe raportimin për ngjarjet e ndryshme shoqërore e jetësore;

-të sigurohet një ndërgjegjësim për rëndësinë e menaxhimit të burimeve në edukimin artistik si dhe për kostot dhe përfitimet e Aktrimit;

-të sigurohet një ndërgjegjësim për zhvillimet e Aktrimit, e që mund të parashikohen të jenë pjesë e praktikës në karrierën e tyre të ardhshme;

-të mbështesë të mësuarit universitar në pjesën tjetër të planit mësimor komunikativ, duke shfrytëzuar fuqinë e imazheve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe të sjelljes së televizionit.

-të rrisë profilin e Aktrimit, si një zgjedhje në karrierë.