Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Artit dhe Medias Digjitale do të flitet rreth temës “For the love of art”

29/06/2022

“For the love of art” do të jetë tematika e cila do të trajtohet përgjatë Akademisë Ndërkombetare Verore e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, me studentë, profesorë dhe ekspertë të fushës së artit dhe medias digjitale.

 

Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, ka për qëllim që përmes Akademisë Ndërkombëtare Verore, të mbledhë studentë, artistë, kuratorë, shkrimtarë për të diskutuar rreth mangësive dhe përparësive, të cilat na jep arti dhe kultura në Kosovë.

 

Angazhimi i secilit prej nesh drejtë një arti të pasur dhe të mirëfilltë, është i nevojshëm dhe bëhet i mundur përmes organizimit dhe punës, për këtë Akademia Ndërkombëtare Verore në kuadër të Global UBT Fest 2022, inkuadron eskpertë e artistë për të dalur në konkludime dhe zgjidhje të problematikave të fushës.

 

Pjesëmarrësit në këtë akademi do të përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës së artit dhe kulturës, do të kenë mundësi të praktikojnë gjëra të ndryshme në bazë të aktiviteteve që do të mbahen dhe do të shoqërohen me njëri-tjetrin duke shkëmbyer ide dhe mendime.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022