Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, përkrahëse dhe shtytëse e zhvillimit të talentëve të rinj

28/06/2022

Fëmijët dhe të rinjtë për nga natyra janë kureshtarë dhe të destinuar për të qenë pjesë e një shkolle ku arsimi dhe edukimi janë në nivelin më të mirë dhe më kualitativ. Sistemet dhe inventari i vjetruar nëpër shkolla kufizojnë zhvillimin e talentit të të rinjve.

 

Kjo është ndryshe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT, sepse është dëshmuar si ndër institucionet e shkollimit të mesëm në Kosovë dhe rajon, për sistem të ri të arsimit dhe edukimit dhe për infrastrukturë moderne, kështu duke u bërë përkrahëse dhe shtytëse e zhvillimit të talentëve të rinj.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, është bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe amerikane, duke i sjellur të rinjve në Kosovë, një qasje inovative dhe produktive për të ardhmen e shkollimit dhe të edukimit në fushën e mjekësisë, dhe duke u bërë model i shkollave në rajon, me laboratorët më të fundit mjekësor të të gjitha fushave.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me katër drejtime: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

 

Në këto drejtime është bërë i mundur gërshetimi i lëndëve teorike me ato praktike për t’i mundësuar nxënësve zhvillimin dhe përforcimin e njohurive të tyre, dhe për t’i përgatitur ata për studime në fushat e mjekësisë.

 

Në kuadër të infrastrukturës moderne të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, përpos laboratorëve të ndryshëm, është funksionale edhe Poliklinika e UBT-së, e cila përfshinë ambulancë moderne stomatologjike, laboratorin me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, si dhe shërbimin e përditshëm mjekësor.