Akademia Ndërkombëtare Verore e Media dhe Komunikimit sjell diskutime rreth sfidave të të bërit gazetari
22/06/2022Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit ka për qëllim të angazhojë studentët dhe ekspertët e fushës së gazetarisë dhe komunikimit rreth zbulimit të mënyrave të reja të të raportuarit dhe të bërit gazetari.
Në kuadër të kësaj akademie do të organizohen ligjërata me tematika të ndryshme, të cilat merren me sfidat e të bërit gazetari, çështjet e problemeve që preokupojnë gazetarinë dhe vet gazetarët, si dhe do të zhvillohen aktivitete e debate, përmes të cilave synohet të nxirren përfundime për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Në fund të akademisë pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të shohin median si proces ku gazetari është një lehtësues i procesit, të kuptojnë rolin e medias duke udhëhequr dialogun drejt një qëllimi dhe afati kohor, si dhe të bëhen pjesë e edukimit mediatik të shoqërisë duke ndihmuar në përcaktimin e kritereve intelektuale dhe etike.
Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022