Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, realizuan një vizitë studimore në fabrikën “Birra Prishtina”
13/06/2022Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, specializimi Teknologji Ushqimore, realizuan një vizitë studimore në fabrikën “Birra Prishtina” në Prishtinë, për t’u njoftuar nga afër me procesin e punës dhe angazhimin e stafit të kësaj fabrike.
Në këtë vizitë studentët patën rastin të shohin nga afër punën e secilit punëtor në këtë fabrikë, si dhe të njoftohen rreth procesit të fermentimit të birrës, si një nga proceset më të komplikuara teknologjike.
Vizitat e tilla në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, u shërbejnë studentëve të përfitojnë njohuri të reja rreth profesionit, dhe t’i përgatisin ata për të qenë të gatshëm të punojnë në tregun vendor dhe ndërkombëtar.