UBT mori pjesë në garën “UN Youth Assembly IV”

02/06/2022

UBT mori pjesë në garën dy ditore “UN Youth Assembly IV”, e cila u organizua nga UNMIK, UNDP dhe UNICEF me organizatat partnere, e që mblodhi të rinj nga vende të ndryshme të rajonit për të shpalosur punimet e tyre në fushën e robotikës.

 

Në këtë ngjarje morën pjesë 150 të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në kuadër të UBT-së morën pjesë ekipi që përfaqësoi Kosovën në garën ndërkombëtare të robotikës i përbërë nga: Elta Bajrami, Vlera Saraçi, Riona Krosa, Alba Ratkoceri dhe Mërgita Alija, të cilat shpalosën projektin e tyre në robotikë dhe shpjeguan mbi ngjarjen vjetore FIRST Global Challenge.

 

Interesimi për projektin e ekipit të UBT-së në robotikë ishte shumë i madh, marrë parasysh edhe përgatitjen e tyre profesionale nga ekspertët e kësaj fushe, si dhe për detajet të cilat ata i kanë përdorur në projektin e tyre, projekt ky i cili është vlerësuar ndërkombëtarisht.

 

Për disa vjet me radhë, UBT vazhdon ta përfaqësojë Kosovën në ngjarjen vjetore të FIRST Global Challenge, e cila ka për qëllim frymëzimin e të rinjve nga gjitha vendet e botës, rreth lidershipit dhe inovacionit, duke i fuqizuar ata përmes edukimit në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.