Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, vizituan fabrikën “Oriental Mushrooms” në Lipjan

26/05/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndës “Menaxhim i tokave”, nën udhëheqjen e profesoreshës Afete Musliu, kanë vizituar fabrikën “Oriental Mushrooms”, në Komunën e Lipjanit.

 

Në kuadër të kësaj vizite studentët patën mundësi të shohin nga afër punën në këtë fabrikë, me ç’rast u njoftuan nga përfaqësuesi i kësaj fabrike, Hasan Lahu, për teknologjinë që përdoret, si dhe me procesin e përgatitjes së produkteve finale.

 

Ndër të tjera studentët patën rastin të diskutonin edhe rreth cilësisë së lëndës së parë, analizave të produktit, si dhe për analizat e tokës dhe standardet të cilat iu referohen për produktin e tyre.

 

Vizita të tilla kanë për qëllim nxitjen dhe thellimin e njohurive të reja për studentët, duke bërë të mundshme që shumicën e lëndëve në kuadër të fakulteteve përkatëse t’i praktikojnë përmes angazhimit direkt.