Bashkëthemeluesi i kompanisë SACH, Shpend Thaqi, zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT
17/05/2022Në kuadër të ligjëratave të lëndës së marketingut me profesorin e UBT-së, Agim Zuzaku, studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, patën mundësi që të ndjekin një ligjëratë tematike me njërin nga themeluesit e kompanisë SACH, Shpend Thaqi.
Përmes kësaj ligjërate tematike, studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, u informuan më në detaje rreth kompanisë SACH, për fillimet e para të kësaj kompanie, si dhe për brendin që kanë sjell së fundmi me SACH PIZZA dhe SACH CAFFE.
Në këtë ligjëratë tematike, Shpend Thaqi nga kompania SACH, informoi studentët për 17 pikat e kësaj kompanie në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, duke fokusuar ligjëratën e tij më shumë tek investimet në marketing, nga marketingu tradicional e deri tek ai digjital.
Ndër të tjera, në këtë ligjëratë u diskutua edhe për krijimin e brendit, hartimin e strategjisë së marketingut, kanalet e distribuimit, grumbullimin e informacioneve, analizimin e informacioneve, e deri tek lansimi i produkteve të reja në treg, duke i ndërlidhur të gjitha këto me shembuj konkret në kuadër të kompanisë SACH.
Studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, zhvilluan një interaktivitet me bashkëthemeluesin e kompanisë SACH, Shpend Thaqi dhe profesorin e UBT-së, Agim Zuzaku, rreth strategjisë së marketingut dhe mënyrave të ndryshme të zhvillimit të tij.