Ish-studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Erza Alishani, ka filluar internshipin në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë
17/05/2022Ish-studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Erza Alishani, pas sukseseve dhe përfitimit të njohurive në nivelin bachelor, tashmë është angazhuar me punë në Odën Ekonomike Amerikane, në Prishtinë.
Njohuritë e përfituara gjatë studimeve bachelor në Fakultetin Juridik në UBT, kanë bërë që ajo të jetë e gatshme për të punuar, duke e përgatitur për trajtimin e problemeve komplekse në një mënyrë më sistematike.
“Gjatë studimeve në UBT kam pasur mundësi të shumta për ta praktikuar profesionin, të cilat kanë bërë që të përfitojë njohuri dhe të jem e gatshme për të punuar. Kjo është veçantia e UBT-së, e cila njëherit të ndihmon të mësohesh me sfidat e jetës”, ka thënë ajo.
Rrugëtimin e saj në UBT, Erza e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta që iu janë ofruar për të marrë pjesë nëpër forume e gara të ndryshme, ndër to duke qenë edhe pjesëmarrëse në garën internacionale të arbitrazhit të mbajtur në Vjenë në vitin 2019.
Ajo ka thënë që stafi akademik i UBT-së i kanë dhënë gjithmonë hapësirën e nevojshme për të shprehur talentin e saj dhe ka uruar që secilit studentë t’i buzëqeshë fati përgjatë studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë.
Fakulteti Juridik në UBT është një nga programet e shumta të studimit që ofron cilësi dhe profesionalizëm, duke u ofruar studentëve kushte moderne infrastrukturore dhe profesionistët më të mirë të drejtësisë që ka Kosova.