UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Miskolc të Hungarisë
28/04/2022Gamës së gjerë të bashkëpunimeve me universitete të njohura rajonale e ndërkombëtare i është shtuar sot edhe marrëveshja e bashkëpunimit me një ndër universitetet më të vlerësuara në Hungari.
Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me prof. dr. Zita Horváth, rektore e Universitetit të Miskolc në Hungari.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi parasheh shkëmbim të stafit e studentëve si dhe projekte të përbashkëta akademike e shkencore, sipas vlerësimeve që do të dalin nga komunikimet e përbashkëta që do të ndodhin në të ardhmen e afërt në mes të këtyre dy institucioneve.
UBT ka arritur deri tani mbi 500 marrëveshje të bashkëpunimit duke qenë lider rajonal në bashkëpunimin ndër-universitar, në vizita studimore, shkëmbim të stafit e projekte të ndryshme që ndërlidhen me arsimin e lartë, hulumtimin e shkencën.