UBT në bashkëpunim me Artpolis mbajti punëtorinë: “Teknologjia dhe Arti”

19/04/2022

Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, në bashkëpunim me Artpolis, ka zhvilluar një punëtori tejet të suksesshme dhe atraktive për të gjithë studentët dhe të rinjtë, të titulluar: “Teknologjia dhe Arti”.

 

Përveç studentëve dhe të rinjve që ishin rreth 50 artistë të rinj, mblodhi edhe profesorë universitar e nxënës që rrugëtimin e tyre në karrierë dëshirojnë t’ia përkushtojnë fushës së artit.

 

Në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, profesori i UBT-së, Gazmend Ejupi, për entuziastët e rinj të fushës së artit dhe medias digjitale, ka mbajtur një ligjëratë e cila ofroi energji dhe pozitivitet tek të gjithë pjesëmarrësit, teksa me vizatim kreativ që shpërfaqi talentin dhe aftësitë artistike të të rinjve në skulpturë e instalacion u përkujdes profesori i UBT-së, Burim Berisha.

 

Studentët përgjatë kësaj punëtorie kanë vazhduar edhe me pikturë, duke mësuar elemente të reja të kësaj lëmie, nën ligjërimin e profesoreshës Laura Ymeri, nën tingujt e pianos, interpretuar nga Leon Qerkini, student i Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi.

 

Për ushqimin u përkujdesën studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të prirë nga profesoresha Lorikë Salihu, duke iu servuar artistëve të së ardhmes ushqime më ndryshe nga herët tjera dhe bio, lënda e parë e së cilës vjen nga serrat e Kopshtit Botanik të UBT-së.

 

Në kuadër të kësaj punëtorie, studentët dhe të rinjtë e tjerë, patën mundësi që të mësojnë më shumë për dizajnin e modë dhe fotografinë, nga ku përve, nga ku përveç kësaj ata së bashku me profesorin Zymer Veliu shijuan teknologjinë më të re të realitetit virtual, një revolucion i mënyrës së të mësuarit që solli në Kosovë – UBT.

 

Në këtë punëtori e cila ishte organizim mes UBT-së dhe Artpolis, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), solli një diskutim të frytshëm mbi ndërlidhjen e teknologjisë dhe artit, menaxhimit të karrierës, si dhe për mundësitë e ndryshme që sot ofron zhvillimi i teknologjisë.