Studenti i Arkitekturës, Vullnet Abazi, do të vazhdojë studimet në Weihenstephan-Triesdorf University of Applied Science, në Gjermani

25/03/2022

Studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Vullnet Abazi, ka hapur një etapë të re në rrugën e tij akademike për zhvillimin profesional në fushën e arkitekturës.

 

Pas studimeve të suksesshme në nivelin bachelor në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Vullneti do të vazhdojë studimet master në Weihenstephan-Triesdorf University of Applied Science, në Munich të Gjermanisë, në programin International Master of Landscape Architecture.

 

“UBT është njëra ndër eksperiencat më të bukura për nga aspekti social dhe akademik, dhe një ndër gjërat që ishte shumë e rëndësishme dhe që e hasa në UBT ishte ambienti rrethues ku kisha mundësi të takoja dhe punoja me kolegë ambicioz dhe kreativ, e që kishte një impakt të rëndësishëm në formësimin personal dhe akademik”, ka thënë ai.

 

Përzgjedhjen e UBT-së si institucion që do ta zhvillonte atë në një nivel krejtësisht tjetër, Vullneti e kishte bërë vite më parë duke u bazuar në cilësinë e institucionit, profesionistët e arkitekturës dhe kushtet që ofronte UBT.

 

“Unë zgjodha UBT-në për faktin se është ndër institucionet e vetme që ofron metoda moderne, të cilat praktikohen në universitete jashtë vendit, të cilat gërshetojnë në mënyrë unike pjesën teorike me atë praktike, gjithashtu infrastruktura dhe stafi akademik profesional që ofron UBT në fushën e arkitekturës ishin faktorë që ndikuan në përzgjedhjen time”, ka thënë studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Vullnet Abazi.

 

Vullneti ka falënderuar të gjithë stafin e UBT-së, të cilët përgjatë tri viteve kanë arritur që atij t’i ofrojnë mbështetje, studime cilësore dhe edukim profesional, teksa ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë secilin studentë të UBT-së që është i interesuar të ndjekë të njëjtin rrugëtim.