UBT HIGH SCHOOLS – UBT INNOVATIONS

09/03/2022

Inovacioni numër njëzetenjë i UBT-së për gjithë këto 20-vite është zhvillimi i nivelit të mesëm të lartë të arsimit – UBT High Schools.

 

Ky inovacion ka sjell shkollën e parë të mesme të bazuar plotësisht në teknologjinë më të re CLASSROOM 3.0, përmes së cilës nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë kanë mundësi të eksplorojnë dhe të marrin njohuri nga praktikat më të njohura ndërkombëtare të mësimit.

 

Zhvillimi i nivelit të mesëm të lartë të arsimit të gjithë nxënësve iu ka ofruar një gjimnaz me dy drejtime unike, atë të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, duke tërhequr të rinjtë përmes mundësisë për ndjekjen e mësimit me VR Technology dhe rrjetin global 5G.

 

Ndër të tjera, zhvillimi i këtij iniovacioni solli katër drejtime të mjekësisë që janë trend në gjithë botën për nivelin e mesëm të lartë të arsimit: Asistent Dentar, Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë, Teknik i Farmacisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, me një qasje multidisiplinare e cila nxënësve iu jep kompetenca për të qenë profesionistë me njohuri të avancuara në këto fusha.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS