Nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë, me aktivitet shënuan 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

07/03/2022

Nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë, me aktivitet kanë shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

 

Nën praninë e rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, drejtorit të shkollave të mesme, Besnik Skenderi, profesorit Ferid Selimi, si dhe të pranishmëve të tjerë, nxënësit kanë shpalosur poezi, ese dhe një historik të shkurtër për shkollën shqipe.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka përgëzuar dhe njëkohësisht ka falënderuar nxënësit e Gjimnazit UBT dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë për kontributin e tyre, duke e rikujtuar rëndësinë e kësaj dite dhe atyre për të cilët festojmë.

 

Gjimnazi UBT dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë, vazhdimisht janë aktiv përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme, duke shënuar data të rëndësishme historike, si dhe duke vënë në pah përkushtimin e nxënësve të shkollës për aktivitete të ndryshme.