UBT DIGITAL INNOVATION HUB – UBT INNOVATIONS

25/02/2022

Inovacioni i shtatëmbëdhjetë që ka sjellë UBT në Kosovë dhe rajon ndërlidhet me inovacionin digjital – UBT Digital Innovation Hub.

 

Përmes këtij inovacioni UBT ka sjellë qendrën e parë dhe më të madhe të inovacionit digjital në vend, që sjell një formë të re të zhvillimit të inovacionit në Kosovë, me ndërlidhjen e teknologjisë dhe akademisë në një vend të vetëm.

 

Kjo qendër e ka të zhvilluar sistemin e teknologjisë i cili mundëson zhvillimin e softuerëve, aplikacioneve të internetit, aplikacioneve celulare, sistemin e telekomunikacionit, sistemet embedded, remote dhe online, si dhe bën sigurimin e të dhënave, të cilat përbëjnë shumë elemente interesante dhe unike për nga mënyra e zhvillimit të tyre.

 

Patjetër që UBT shfrytëzon cilësinë e profesionistëve dhe ekspertëve të tij, në mënyrë që gërshetimi unik mes edukimit dhe teknologjisë digjitale të sjell një produkt unik, që ofron shërbime, trajnime, certifikime, si dhe një arsimim më të avancuar sa i përket kësaj fushe të bazuar në Internet of Things (IoT).

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS