Punimi i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën: “International Journal of Journalism and Mass Communication Research and Development”

21/02/2022

Punimi i profesorëve të UBT-së, Ferid Selimi dhe Naser Rugova, në bashkautorësi me Fatime Lumi Qehaja-n, është publikuar në revistën shkencore: “International Journal of Journalism and Mass Communication Research and Development (IJJMCRD)”, revistë kjo e indeksuar në Scopus.

 

Punimi i titulluar: “Print newspaper in albanian language in Kosovo under the pressure of technology and internet development”, sjell një realitet të konsoliduar të medias së shkruar shqiptare në Kosovë, me zhvillimin e teknologjisë dhe internetit.

 

Ky hulumtim vë në pah veprimtarinë botuese të gazetave të shkruara në Kosovë, nëpërmjet metodave cilësore dhe të dhënave dytësore, duke i identifikuar faktorët që i kanë shtyrë gazetat e shtypura ditore në Kosovë të ndalojnë aktivitetin e tyre në formatin e shtypur.

 

Ndër të tjera, ky punim shpërfaq edhe faktorë të tjerë, ndër të cilët është edhe situata e krijuar me pandeminë Covid-19, duke shtjelluar efektet që ka dhënë pandemia Covid-19 në ndalimin e botimit dhe shpërndarjes së gazetave të shtypura ditore në Kosovë.