Bëhu profesionist i fushës së pasurive të paluajtshme duke transferuar studimet në UBT

04/02/2022

Duke transferuar studimet në programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë – ESLG në UBT, ju keni mundësinë që të aftësoheni dhe të përgatiteni profesionalisht në fushën e pasurive të paluajtshme.

 

Përmes kësaj fushe, mundësitë për t’u punësuar janë të shumta, në institucione të ndryshme, shërbime komunale, organizata tregtare dhe të trashëgimisë, në qeverisjen qendrore, si dhe mundësi për punësim në arenën ndërkombëtare.

 

Strukturimi i programit është bërë në formë unike, pasi që studentët aftësohen në menaxhimin e pronave dhe shitjen e tyre, përderisa ky program i ndihmon ata të përgatiten profesionalisht në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!