NATIONAL CYBER SECURITY AND RESILIENCE – UBT INNOVATIONS
24/01/2022National Cyber Security and Resilience është inovacioni i pestë i UBT-së, që solli në Kosovë një qasje ndryshe dhe multidisiplinare për të treguar një koncept të ri mbi sigurinë kibernetike kombëtare.
Si institucioni i parë i arsimit të lartë i akredituar në CERT, UBT ka bërë një ndryshim rrënjësor për sa i përket qasjes në këtë fushë, duke krijuar këshut një ekip emergjent kompjuterik të quajtur “UBT-CERT”, njohur si organizata e parë nga Kosova që është e akredituar në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”.
Me një Kampus Inovativ, UBT është e pajisur me qendrën për siguri kibernetike dhe privatësi, e cila ka në dispozicion profesionistët dhe ekspertët më të mirë të kësaj fushe në shërbim të studentëve dhe shoqërisë.
#THISISUBT #30INNOVATIONS