Bëhu ekspert i shkencave sportive, transfero studimet në Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT
19/01/2022Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes është një prej programeve unike të sportit që ofron UBT, me një kurrikulë moderne të bazuar në lëndë praktike dhe në institucionet më prestigjioze të botës.
Duke transferuar studimet në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, ju do të keni mundësinë që të merrni njohuri dhe përvoja nga profesionistët më të mirë të shkencave sportive që ka vendi ynë, e që janë në UBT.
Me gërshetimin unik të programit, UBT përmes Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes, studentëve iu ofron mundësinë për t’u specializuar në njërën prej tri fushave: Aktiviteti Fizik, Shëndeti dhe Mirëqenia, Trajningu Sportiv dhe Stërvitja, si dhe Menaxhimi në Sport.
Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!