Motivimi

JU DO TË MËSONI

  • Rëndësinë e motivimit në vendin e punës si një vegël ose si një pikë referuese për mbikëqyrësin për t’i kuptuar nevojat e vartësve të tij.
  • Marrëdhënien ndërmjet ndikimit motivues i cili zbatohet nga mbikëqyrësi dhe lëvizjes drejtë kryerjes kualitative të punës nga ana e ekipit.

 

PËRFITIMET TUAJA NGA KY TRAJNIM

Motivimi i individëve që të punojnë është një ndër problemet më të vështira me të cilët ballafaqohet një mbikëqyrës. Njerëzit kanë një mori të problemeve motivuese të cilat duhet të analizohen.

Burimi më i rëndësishëm në një organizatë janë njerëzit. Janë ata të cilët duhet të kryejnë detyrat e ndryshme me qëllim të arritjes së qëllimit të organizatës. Detyra më e madhe e mbikëqyrësit është të sigurojë që nëpunësit e tij prodhojnë për organizatën, deri sa në të njëjtën kohë janë të kënaqur me punën e tyre. Mbikëqyrësi duhet të kuptojë se njerëzit punojnë për gjëra të cilat janë personale për ta.

 

PËRMBAJTJA E KËTIJ TRAJNIMI

  • Procesi i motivimit
  • Përkufizimi i konceptit
  • Motivimi dhe kryerja e punës
  • Llojet e motivimit (Të brendshme / Të jashtme)
  • Teoritë motivuese
  • Teoria e nevojave;
  • Piramida e nevojave sipas Maslow;
  • Teoria dy-faktorësh e Herzbergut;
  • Teoria e qëllimit;
  • Teoria e përforcimit;
  • Teoria e pritjes;
  • Teoria e drejtë (e paanshme);
  • Teoria X dhe Y e McGregorit;
  • Identifikimi i problemeve organizative ose individuale

 

Kohëzgjatja: 6 orë

Çmimi: 45 €

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/shkolla-profesional/trajnime/apliko-online/