UBT vendos pajisjet e laboratorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT Lab) në Parkun Shkencor Inovativ

11/01/2022

UBT suksesshëm ka realizuar prokurimin e pajisjeve të ICT Lab, nga ku ka instaluar dhe funksionalizuar laboratorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, si pjesë e projektit PhDICTKES.

 

Përmes këtij investimi nga ky projekt që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve Erasmus KA2, UBT është gati të rrisë rezultatet e kërkimit duke shfrytëzuar pajisjet kërkimore-shkencore të cilat janë instaluar në parkun unik dhe të vetmin në vend të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në UBT.

 

Ky projekt synon që të krijojë një shkollë kombëtare të PhD, në të cilën partnerët e institucioneve të arsimit të lartë do të kenë lehtësi për të krijuar një kurrikulë model për programin e doktoratës në ICT (Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit), duke përfshirë drejtpërdrejt institucionet e vendit që kanë demonstruar përvojë të gjatë në programe të ngjashme.

 

Ky projekt koordinohet nga Linnaeus University (Suedi), në partneritet me Norwegian University of Science and Technology (Norvegji), South-East European Research Centre (Greqi), UBT (Kosovë), Universiteti i Prishtinës (Kosovë), Universiteti Ukshin Hoti (Kosovë), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (Kosovë), Agjencia Kosovare për Akreditim (Kosovë).