Studentët e UBT-së pjesë e projektit për objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë

29/12/2021

Studimet e suksesshme në UBT, falë infrastrukturës moderne dhe profesionistëve të mirëfilltë të fushave të ndryshme bëjnë që studentët tanë të kyçen lehtë në tregun e punës.

 

Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT është një prej programeve të studimit më të kërkuara në vend, nga ku studentët përfitojnë nga praktikat më të njohura ndërkombëtare, bazuar në kurrikulën moderne të institucionit, e që iu ndihmon atyre në zhvillimin akademik dhe profesional.

 

Në njërin prej projekteve që ka të bëj me objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë, në kuadër të projektit të OSBE, shumica e kandidatëve të pranuar vijnë nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT.

 

Shtatë studentë, duke përfshirë: Arjetë Dodaj, Diellinë Sadiku, Era Desku, Sihana Metrama, Saranda Xhafa, Arneida Muçiqi, si dhe Dalib Berisha, janë studentët nga UBT të cilët janë pranuar në këtë projekt.

 

Kjo arritje e studentëve të UBT-së, është një nga shumë arritjet të cilat çdo ditë e më shumë po dokumentojnë përkushtimin dhe angazhimin e një institucioni serioz dhe studentëve të zellshëm dhe të përkushtuar për studime cilësore.