Qëllimi i këtij moduli është aftësimi praktik i studentëve (i përcjellë me përshkrim të elementeve të domosdoshme teorike) në domenin e koncepteve më te avancuara te rrjetëzimit. Përqendrimi do të jetë në dizajnimin e rrjeteve WAN me shume pajisje ndërlidhëse (Swich, Ruter), konfigurimi i tyre dhe administrimi sipas kërkesave dhe nevojave IT infrastrukturave tipike moderne. Dizajnimi i rrjeteve do të mbështetet në praktikat më të mira në këtë lemi dhe do të përfshijë nivelet e ndryshme të rrjetëzimt sikur se janë nevojat e aplikacioneve, algoritmat e rrugëtimit, infrastruktura rrjetëzuese dhe ndërrjetëzuese, aspektet e sigurisë etj
Rezultatet e të mësuarit
Rezultati mësimor 1 – Aplikimi i njohurive mbi switched networks, LAN rrjetet dhe teknologjitë përfshi edhe qasjen në zgjidhjen dhe evitimin e problemeve
Rezultati mësimor 2 – aplikimi i njohurive mbi routed networks, algoritmat, zgjidhja dhe evitimi i problemeve
Rezultati mësimor 3 – Aplikimi i njohurive mbi WAN linkat dhe mbi ndërlidhjen e AS të ndryshëm – BGP.
Rezultati mësimor 4 – Aplikimi i njohurive mbi projektimin e QoS për aplikacione, menaxhimin dhe testimin e rrjetit
Kohëzgjatja 120 orë, 6 kredi