UBT po merr pjesë në trajnimin e stafit për krijimin e objekteve 3D për VR
23/11/2021Në kuadër të projektit VTech, partner i së cilit janë universitete të ndryshme nga rajoni dhe Evropa, UBT është duke marrë pjesë në trajnimin e stafit për krijimin e objekteve 3D për VR.
Në këtë trajnim, UBT është duke u përfaqësuar nga profesorët Besnik Qehaja dhe Bekim Çeko, ku krijimin i objekteve 3D po simulohet nga objektet reale përmes procesit të fotogrametrisë.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi, ndër të cilët është edhe UBT me profesorët e saj, do të shohin nga afër mënyrën e skanimit të objekteve reale duke përdorur kamera jashtë raftit, si dhe mënyrën e konvertimit të objekteve 3D me cilësi të lartë.
Për më tepër, në trajnimin dy ditor (22-23 nëntor 2021), i cili po mbahet në Tiranë në Universitetin Epoka, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të demonstrimit të mënyrës së skanimit të ndërtesave të mëdha, importimit të skanimeve në mjetet 3D CAD, si dhe vendosjen e zgjidhjeve në një mjedis VR.