Në UBT u mbajt trajnimi: “Raportimi mbi standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”

19/11/2021

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe UN Women Kosovo me temë: “Raportimi mbi standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë”.

 

Në këtë trajnim u prezantuan konceptet kryesore të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë nga redaktorja në organizatën e pavarur mediatike, Kosovo 2.0, Dafina Halili.

 

Ky trajnim kishte për fokus aftësimin e gazetarëve për të raportuar mbi standardet e sigurisë dhe të shëndetit në punë në një mënyrë të paanshme.

 

Zgjerimi i njohurive të studentëve se si mund të trajtohen pabarazitë gjinore përmes raportimit mbi standardet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, ishte një pikë tjetër e këtij trajnimi për të cilin studentët shfaqen interesim duke qenë mjaft aktiv me pyetjet e tyre.

 

Raportimi mbi standardet e sigurisë dhe të shëndetit në punë është i rëndësishëm, pasi mund të ndikoj në rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët se cilat janë shkeljet në vend të punës e po ashtu edhe në rritjen e llogaridhënies brenda institucioneve përkatëse në nivelin lokal dhe qendror.