UBT mori pjesë në garën Hackathon në kuadër të projektit VTech
25/10/2021Në kuadër të projektit VTech, UBT ishte pjesëmarrëse në garën Hackathon, që u realizua në Universitetin Nënë Tereza (UMT) në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Erasmus+ dhe me të gjitha universitetet e tjera partnere në këtë projekt.
UBT në këtë garë u përfaqësua nga profesori, prof.dr. Besnik Qehaja, si dhe tre studentë të tjerë, në garën në të cilën qëllimi kryesor ishte krijimi i 3D programeve virtuale që përdoren në arsim, me teknologjinë VR/AR.
Universiteti Nënë Tereza ishte organizator dhe institucioni pritës i kësaj gare, që bashkë me universitetet partnere një prej të cilave është edhe UBT, në kuadër të Erasmus+, organizuan garën Hackathon, në kuadër të projektit VTech “Accelerating Western Balkans University Modernization by Incorporating Technologies Virtual (VTech @U) – EPP-1-2019-1-AL- -CBHE-JP.
Në fund të kësaj gare, të gjithë pjesëmarrësit morën certifikatë, teksa profesori i UBT-së, prof.dr. Besnik Qehaja ishte pjesë e komisionit të jurisë që përzgjodhi tri projektet më të suksesshme të kësaj gare.