Studio master në Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë në UBT

15/10/2021

Zhvillimi i hovshëm dhe dinamik i teknologjisë ka arritur në një nivel tjetër, deri tek ai i krimeve kompjuterike, meqë rast UBT për studentët e saj ka zhvilluar programin e nivelit master, Krimonologji Kompjuterike dhe Forenzikë.

 

Ky program studimi iu ofron studentëve zgjerimin e njohurive dhe perfeksionimin e tyre me metodën digjitale gjatë studimeve në UBT, në mënyrë që ata të kenë sukses në punën e tyre të përditshme në hetimet kriminale.

 

Disiplinat si: Kriminalista Aplikative, Aspektet Ligjore të Sigurisë së Informacionit, E Drejta Kibernetike, Analiza e Forenzikës Digjitale, Psikologjia Forenzike, do të mund të përvetësohen përmes studimeve në UBT, nga një grup profesionistësh që janë më të mirët që ka vendi ynë.

 

Laboratorët e posaçëm për këtë fushë studimi do t’iu mundësojnë studentëve punën praktike përbrenda institucionit, mirëpo edhe bashkëpunimi me institucione të sigurisë që ka UBT do të jetë një ndihmë tjetër e siguruar nga ky institucion i arsimit të lartë.