Merr praktikat më të mira ndërkombëtare duke studiuar master në Dizajn i Integruar i Avancuar

15/09/2021

Tani studimet në Dizajn të Integruar nuk do të ndalen vetëm me bachelor, pasi UBT ka shkuar një nivel më tutje, duke iu mundësuar studentëve të këtij drejtimi që të specializohen në programin master, Dizajn i Integruar i Avancuar.

 

Përmes këtij programi, studentëve do t’u mundësohet zgjerimi i njohurive në fushën e dizajnit, duke pasur mundësi të shumëfishta në këtë industri gjithnjë bazuar në kërkesat e tregut të punës.

 

Me infrastrukturën moderne e cila është jashtëzakonisht e nevojshme, dizajnerët e rinj dhe të talentuar, që tashmë kanë marrë bazën e fushës së dizajnit në nivelin bachelor do të kenë mundësi që të shfaqin idetë kreative, angazhimin dhe punën e tyre, duke përmirësuar edhe më shumë aftësitë e tyre kreative në fushën e dizajnit.

 

UBT është qendër e dijes, teknologjisë dhe inovacionit!