Bëhu student i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT

13/09/2021

Përkushtimi dhe talenti është gërshetimi më i mirë që ndër vite ka nxjerrë Fakulteti i Mekatronikës në UBT.

 

Studentët e këtij drejtimi marrin aftësi dhe njohuri për të dizajnuar sisteme mekatronike dhe procese të cilat shërbejnë për të përmbushur nevojat e shoqërisë, falë një programi multidisiplinar në UBT, që ata i bën më të mirët e kësaj fushe.

 

Studimet në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës krahas ekspertëve më të mirë që ka vendi nga kjo fushë, asesi nuk përbëjnë dëm, përpos sukses dhe ide të reja inovative që sjellin një rrugëtim të paharrueshëm në karrierën tuaj.

 

Infrastruktura e UBT-së e cila i plotëson të gjitha standardet e mësimit, me laboratorët e mekatronikës, studentëve u ofron komoditet të mjaftueshëm për të nxjerrë më të mirën nga vetja e tyre, në një ekosistem të plotë të dijes në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së.