Qëllimet dhe Objektivat

Misioni i programit Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm është të bëjë promovimin e praktikave më të mira në fushën e Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit të
Qëndrueshëm, bazuar edhe në nevojat zhvillimore por edhe në kërkesat aktuale në tregun lokal dhe rajonal të punës.

 

  • Ofrimi i njohurive dhe përgaditja e ekspertëve të ardhshëm për identifikimin dhe analizat e problemeve hapësinore, socio-ekonomike, urbanistike, infrastrukturore e zhvillimore;
  • Ofrimi i njohurive dhe përgaditja e profesionistëve për hartimin e politikave dhe planeve për zhvillim të qëndrueshëm hapësinor, socio-ekononik dhe infrastrukturor;
  • Trajtimi i Cështjeve kryesore hapësinore, urbanistike dhe inxhinierike si dhe atyre që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, të tilla si vlerat sociale, estetike dhe ekologjike.
  • Ofrimi i njohurive të avancuara bazuar në aspektet humane, teknike, ambientale dhe socio-ekonomike si dhe kompetencave për të zgjidhur probleme të natyrës hapësinore, urbanistike, mjedisore si dhe të natyrës së zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Ofrimi i njohurive të avancuara, të nevojshme për të udhëhequr procesin e planifikimit hapësinor, urban si dhe të zhvillimit të qëndrueshëm;
  • Plotësimi i nevojave të insitucioneve publike, si Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Agjencitë Rajonale për Zhvillim etj., për profesionistë nga fusha e planifikimit hapësinor, urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
  • Plotësimi i nevojave të insitucioneve lokale, si komunat, e në vecanti drejtoritë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoritë për Shërbime Publike, Drejtoritë për Planifikim Strategjik etj., për profesionistë nga fusha e planifikimit hapësinor, urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
  • Plotësimi i nevojave të tregut privat të punës për profesionistë nga fusha e planifikimit hapësinor, planifikimt urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm
  • Përgaditja e stafit akademik të ardhshëm, në fushën e Planifikimt Hapësinor, Urban dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.