NJOFTIM: Provimi pranues në Fakultetin e Farmacisë mbahet më 31 gusht

26/08/2021

Ka mbetur edhe pak kohë për t’u regjistruar në Fakultetin e Farmacisë në UBT, në një prej programeve më unike dhe më të kompletuara të studimit në rajon, i cili posedon laboratorët më të sofistikuar dhe pajisjet më moderne të kohës.

 

Afati i fundit për aplikim në këtë program studimi është data 30 gusht 2021, ndërkaq provimi pranues mbahet më 31 gusht 2021 në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme,
  • Dëftesat e klasës 10,11,12, (13- aty ku aplikohet)
  • Certifikata e pikëve të testit të maturës
  • Certifikata/Ekstrakti i lindjes, dhe
  • Kopja e letërnjoftimit

 

Studentët në këtë program studimi marrin njohuri nga ekspertë të farmaceutikës dhe përfitojnë aftësi të cilat i kthejnë në shërbim për qytetarët e vendit dhe rajonit.

 

Studentët që përfundojnë studimet në Fakultetin e Farmacisë në UBT, përgatiten me njohuri të cilat janë të barasvlefshme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës.