Laboratori i UBT-së po vazhdon me testime për COVID-19
21/08/2021Duke parë që situata epidemiologjike në vend është përkeqësuar dhe qytetarët e vendit kanë nevojë që të dinë saktë se a janë të prekur nga virusi COVID-19, UBT njofton të gjithë qytetarët se është duke vazhduar me testime për COVID-19, me dy lloje të testimeve: testimin molekular RT-PCR dhe testimin serologjik.
UBT, në kuadër të Poliklinikës ka vënë në dispozicion ekspertët më të mirë dhe të gjithë laboratorët klinikë që punojnë sipas standardeve ndërkombëtare për testime për COVID-19, duke qenë kështu qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë.
Laboratorët klinik të UBT-së janë në dispozicion të qytetarëve të vendit për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre në këtë situatë pandemie.
Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat e tel: +38346500777, +38346500888 ose të shkruani në email: lmk@ubt-uni.net
Laboratori gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.