Studio Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT

09/08/2021

Programi Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT është programi më modern i këtij lloji në vend, i cili ka gërshetuar në mënyrë perfekte parimet shkencore me praktikën në industrinë ushqimore.

 

Me zhvillimin e këtij programi, UBT i ka siguruar Kosovës kuadro profesionale për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

 

Trendet e reja të teknologjisë në fushën e inxhinierisë dhe bioteknologjisë ushqimore të cilat UBT i ka inkorporuar në programin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji i aftësojnë studentët e këtij drejtimi për të qenë më të mirët e kësaj fushe.

 

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, kanë mundësi të kryejnë punën praktike brenda institucionit, në laboratorët e posaçëm me të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitje, analizë dhe testim të produkteve ushqimore.