Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, krijojnë brendin e tyre ‘’Pezull’’

09/08/2021

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Nertila Memaj, Hira Dorambari dhe Medina Hoxhaj kanë krijuar brendin e tyre ‘’Pezull’’, nga ku po bëjnë dizajnimin e produkteve të ndryshme unike.

 

Studentja Nertila Memaj theksoi se angazhimi dhe puna e stafit akademik të Fakultetit Dizajn i Integruar e sidomos i specializimit Fashion Design, është për t’u admiruar.

 

“Kërkoja universitete me programet më të mira, akreditimin, cilësinë, veprimtarinë që ushtrojnë, qasjen akademike, programet që ofrojnë, dhe në fund gjeta UBT-në, që më bindi të jem pjesë e këtij institucioni akademik, falë programit të ofruar si mundësia më e mirë për të ndjekur studimet ku përgjatë tri viti të studimeve, me kombinimin e pjesës teorike dhe praktike, më ka përgatitur fuqishëm në tregun e punës”, potencoi Nertila.

 

Sipas saj ideja për ta krijuar brendin Pezull filloi me nevojën për të zgjidhur një problem, të frymëzuar nga thënia: “dizajni është zgjidhje”.

 

”Në Kosovë ekziston ndjenja se shumë gjëra bëhen fshehurazi dhe kjo sjell një mungesë transparence. Por transparenca sjell guxim, besim, intimitet dhe rehati. Ky frymëzim fillestar i shërbeu pikës fillestare për produktin tonë të parë, një çantë transparente’’, tha Nertila.

 

Çfarë i bën të veçanta punët e brendit është fakti se janë produkte unike, me një stil të veçantë ku në të njëjtën kohë sjellin edhe komoditet.

 

“Studimet në UBT, do t’ua rekomandoj secilit student të ri, ngase ky institucion jep mundësi për zhvillim në shumë fusha. Nga UBT kam përfituar shumë njohuri teorike por sidomos praktike, sepse kam pasur hapësirën e nevojshme nga profesorët, për t’i zhvilluar aftësitë profesionale në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Nertila.

 

Studentët e UBT-së vazhdimisht janë duke treguar sukses në karrierën e tyre profesionale në fusha të ndryshme studimi, e gjitha kjo falë punës profesionale që zhvillohet në UBT dhe cilësisë që ka ky institucion arsimor.