Farmacia hap Akademinë Ndërkombëtare Verore, në kuadër të festivalit “Global UBT Fest 2021”
19/07/2021Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë ka hapur punimet e saj duke diskutuar për detektimin e COVID-19 me PCR, vaksinat dhe COVID-19 si dhe çështje të tjera, që ndërlidhen me këtë fushë, përderisa Valon Ejupi ka ligjëruar temën: “Evaluation of D-dimer Guiding Duration and Concentration of Parenteral Anticoagulation Therapy”.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë ka vazhduar me ligjëratën me temë: “Detektimi i Covid-19 me PCR”, ligjëruar nga Shpend Dragusha, që studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë u ka shtjelluar në detaje rreth mënyrës së këtij detektimi.
ANV e Farmacisë synon që studentëve t’iu sigurojë informacion në lidhje me mundësitë e karrierës, njohjen me praktikën e farmacisë dhe shkencat farmaceutike.
Gjatë kësaj akademie profesorët e njohur vendorë e ndërkombëtarë do të mbajnë leksione dhe do të zhvillojnë veprimtari të bazuara në punëtori që do t’i lejojnë studentët të mësojnë rreth tendencave dhe zhvillimeve më të reja në farmaci.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Farmacisë, ditëve të ardhshme do të vazhdojë aktivitetin e saj, në mënyrë virtuale, duke ndihmuar në zgjerimin e njohurive tek studentët, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.