Në ditën e fundit të akademisë së Mekatronikës, diskutohet për aplikimin e Internet of Things

16/07/2021

Fakulteti i Mekatronikës në UBT, ka përmbyllur suksesshëm punimet në kuadër të Global UBT Fest 2021, me ç ‘rast ligjëruan dhe ndanë përvojat e tyre profesorë dhe ekspertët e fushës së teknologjisë.

 

Në ditën përmbyllëse të akademisë, ka ligjëruar profesori Astrit Hulaj, i cili trajtoi u trajtua tema: “Aplikimi i 5G, sfidat dhe siguria e saj”.

 

Gjatë këtij cikli ligjëratash, ligjëroi profesori Faton Maliqi, i cili trajtoi temën: “Teknologjia 5G”. Në kuadër të kësaj teme u diskutuan me studentët për teknologjinë dhe 5G.

Ndërkaq, në pjesën e fundit ligjëruesi Astrit Ademaj për pjesëmarrësit prezantoi konceptin e aplikimi të IoT-së.

 

Ndërsa punëtorinë për pjesëmarrësit e zhvilloi ligjëruesi Rroni Kasemi dhe Endrit Hoxha.