Certifikohet grupi i parë i qendrës për fëmijë dhe të rinj “UBT Junior Hub”

15/07/2021

Qendra më e re për fëmijë dhe të rinj “UBT Junior Hub” tashmë ka marrë formën e vet, pasi që sot janë certifikuar grupi i parë i fëmijëve dhe të rinjve të cilët kanë marrë pjesë në kursin e pikturës dhe vizatimit, si dhe të menduarit në mënyrë kritike.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, personalisht u ka dorëzuar certifikatat grupit të parë të fëmijëve, të cilët me sukses kanë arritur që të kualifikohen në dy fusha, pikturë dhe vizatim, si dhe në fushën e mendimit kritik.

 

Përgjatë gjithë kësaj periudhe, fëmijët dhe të rinjtë, kishin mundësi argëtimi dhe njohje me njëri-tjetrin, në të njëjtën kohë duke aplikuar mësime në pikturë dhe vizatim, si dhe kursin e të menduarit në mënyrë kritike.

 

Qendra më e re për fëmijë dhe të rinj “UBT Junior Hub” është një prej 20 inovacioneve që UBT ka sjellë në 20-vjetorin e themelimit të saj, me qëllim dhënien e kontributit për shoqërinë në fusha të ndryshme dhe për gjenerata të ndryshme.