Në akademinë e Fakultetit të Mekatronikës, në kuadër të “Global UBT FEST 2021” u diskutuan temat inovative për këtë fushë

14/07/2021

Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit të Mekatronikës, në kuadër të së cilave po diskutohen shumë tema aktuale dhe me interes për pjesëmarrësit, kësaj radhe nga ligjëruesi Xhafer Krasniqi u trajtua tema: “Implementimi i loT &5G.

 

Sipas profesorit Krasniqi, pa Inteligjencën Artificiale dhe Internet of Things, 5G nuk do të ishte e kompletuar për ofrimin e shërbimeve digjitale dhe kërkesat e tregut. Këto funksionojnë së bashku pasi që Intelegjenca Artificiale mund të na mësojë shumë gjëra shpejt vetëm nëse ka një rrjet transportues pra në këtë rast 5G, e cila mundëson përcjellën e këtyre informacioneve ose të dhënave në Internet of Things apo pajisjet teknologjike.

 

Ndërsa ligjëruesi Mergim Halimi, ka trajtuar temën: “Aplikimi i IoT në Mekatronikë”, ndërkaq, në pjesën e dytë ligjëruesi Astrit Hulaj ka folur për temën: “Aplikimi i IoT (Hardware)”.

 

Gjatë këtij cikli ligjëratash, ligjëroi edhe profesori Faton Maliqi, i cili trajtoi temën: “Teknologjia 5G”, nga ku në kuadër të kësaj teme u diskutua me studentët për teknologjinë dhe 5G.

 

“Global UBT FEST 2021”, po bashkon një gamë të gjerë profesionistësh nga i gjithë globi, falë profesionalizmit të UBT-së dhe organizimit të mirëfilltë që UBT e ka shndërruar në traditë.