Mbylli punimet Akademia e Juridikut, pjesëmarrës ekspertë vendorë e ndërkombëtarë

08/07/2021

Fakulteti i Juridikut në UBT mbylli aktivitetin në Akademinë Verore, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, me ligjërata dhe ligjërues vendorë e ndërkombëtarë.

 

Në ditën e fundit të akademisë ka ligjëruar profesori Muhamet Hyseni, ndërsa në pjesën e dytë ka prezantuar eksperti Matt Duncan, i cili tregoi për praktikat në Angli në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikal që shpie në terrorizëm.

 

Gjatë kësaj akademie verore të këtij departamenti, u diskutua për tema të ndryshme, që kryesisht kishin të bëjnë me bazat ligjore në Kosovë  si dhe parandalimin e ekstremizmit.