Studenti i UBT-së, Florent Reshani, punësohet në kompaninë “JOFH Beratung GmbH”

09/07/2021

Radhës së studentëve të shkëlqyer në UBT që po korrin suksese i është shtuar edhe një emër tjetër. Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Florent Reshani është punësuar në kompaninë “JOFH Beratung GmbH” me seli në Zvicër, në cilësinë e Lead Software Engineer.

 

Studimet në UBT kanë bërë që Florenti të marrë njohuritë dhe praktikat më të mira nga profesorët dhe ekspertët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, duke i ndihmuar atij jashtëzakonisht shumë në këtë fushë.

 

Sipas tij, zgjedhja për t’u bërë pjesë e UBT-së nuk ishte e vështirë, pasi që UBT e bindi që të bëhet pjesë e këtij institucioni falë programit unik dhe mundësisë më të mirë për të ndjekur studimet akademike.

 

“Kërkoja universitete me programet më të mira, akreditimin, cilësinë, veprimtarinë që ushtrojnë, qasjen akademike, programet që ofrojnë, dhe në fund gjeta UBT-në, që më bindi të jem pjesë e këtij institucioni akademik, falë programit të ofruar si mundësia më e mirë për të ndjekur studimet, meqë edhe destinacion parësor kishte teknologjinë, pikërisht aty ku më së shumti merrnin kahje synimet e mia”, tha studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike në UBT, Florent Reshani.

 

Reshani tha se UBT u ofron studentëve entuziastë dhe të përkushtuar mundësi punësimi dhe integrimi në tregun vendor dhe ndërkombëtarë të punës, teksa vlerëson si një përparësi për të rinjtë dhe studentët njohjen e diplomave në universitetet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

 

Florenti nuk është i vetmi student i UBT-së që i është bashkuar tregut ndërkombëtar të punës, pasi që edhe shumë studentë të tjerë të UBT-së janë bërë pjesë e kompanive të mëdha prestigjioze të botës në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në teknologjinë informative dhe inovacionin.