“Global UBT Fest 2021” mirëpret ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj

05/07/2021

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, morri pjesë në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, ku është pritur nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

 

Ministri Mehaj është shprehur i lumtur që ishte në mesin e profesorëve, akademikëve dhe studentëve të UBT-së, në festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.

 

Së bashku me rektorin Hajrizi, ministri Armend Mehaj kanë folur për çështje të ndryshme sa i përket sigurisë, duke përfshirë temat rreth rritjes së kapaciteteve ushtarake, avancimit në sigurinë kibernetike, si dhe bashkëpunimin e thelluar me programet e ndryshme të NATO-s.

 

Pas diskutimit me të pranishmit e tjerë në bibliotekën inovative, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, rektori Hajrizi e ka njoftuar ministrinë Mehaj me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratorët inovativ, rrjetin 5G, poliklinikën e UBT-së, qendrat inovative të teknologjisë të UBT-së, si dhe me punën që UBT po bën në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Rektori Hajrizi dhe ministri Mehaj ranë dakord që të bashkëpunojnë ngushtë në fushat të cilat Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës është kompetente për të funksionuar.