Studentët e UBT-së korrin sukses në futsall, organizim nga FSUNK

25/06/2021

Studentët e UBT-së kanë dëshmuar këtë radhë se përveçse janë të suksesshëm në pjesën akademike ata janë të suksesshëm edhe në sport.

 

UBT u përfaqësua denjësisht nga studentët në Ligën e Futsallit të organizuar nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK), duke u renditur në pozitën e dytë në tabelë.

 

Studentët: Liridon Hyseni, Edmond Zahiti, Vështrim Mulaku, Kreshnik Hyseni, Vigan Xhambazi, Jeton Gashi, Muhamed Havolli, Lorik Buja dhe Festim Mulaku, të udhëhequr nga profesori Masar Gjaka, treguan rezultate të larta në këtë garë, duke përfaqësuar UBT-në denjësisht nga një këndvështrim më ndryshe të përfaqësimit të UBT-së.

 

Përgjegjësi i skuadrës, profesor Masar Gjaka, ka thënë se ndihet i lumtur me rezultatin e arritur dhe përfaqësimin e duhur të UBT-së.

 

“Jam i kënaqur me arritjen e ekipit, pasi që kjo është hera e parë që UBT merr pjesë në evente të tilla. Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë garë ka qenë përfaqësimi dinjitoz i UBT-së, si dhe socializimi i studentëve të UBT-së me studentët e tjerë përmes sportit”, ka thënë profesori Gjaka.

 

Ekipi i UBT-së, mbylli garat në futsall në vendin e dytë me 22 pikë të grumbulluara me një golaverazhë prej 37 golave të shënuar dhe 9 të pësuar.