Studenti i UBT-së, Rinor Krasniqi, vazhdon studimet master në “Anhalt University of Applied Sciences”
04/06/2021Studenti i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Rinor Krasniqi, është duke vazhduar studimet e nivelit master në “Anhalt University of Applied Sciences”, në Gjermani, në fushën e ushqimit dhe teknologjisë.
Ai është duke realizuar punën praktike në kuadër të lëndës: “Teknologjia e drithërave dhe produktet e drithërave”, kështu duke bërë analizimin e përbërjes cilësore dhe sasiore të hirit në miell, analizimin e përmbajtjes së lagështisë në miell, indeks glutenin, zgjatueshmërinë e glutenit, përmbajtjen e ujit në bukë, aktivitetin e ujit në bukë, vëllimin e bukës, falling number, si dhe vlerën e sedimentimit.
Rinori, përgjatë studimeve atje, është duke vazhduar studimin rreth kapacitetit të lidhjes së ujit në mish, stabilitetin e emulsionit, temperaturën e mishit dhe përpunimin e tij, si dhe fortësinë e penetrimit të mishit dhe produkteve të tij.
Falë UBT-së dhe ndërkombëtarizimit të madh të saj, marrëveshjeve të shumta me universitete të ndryshme të botës, Rinori dhe studentët e tjerë të UBT-së, po kanë mundësi të përfitojnë nga mundësia unike e studimeve jashtë vendit, duke njohur kultura të reja dhe përvoja të ndryshme.