Studenti i UBT-së, Gëzim Hajdari, suksesshëm performon në gjysmëfinalen e festivalit të muzikës “Kënga Magjike 2021”

28/05/2021

Studenti i Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, Gëzim Hajdari, i cili është pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2021”, ka arritur të kaloj me sukses gjysmëfinalen e njërit prej eventeve më të rëndësishme në historinë e muzikës shqiptare, “Kënga Magjike 2021”.

 

Performanca e tij e mbrëmshme në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2021” në kategorinë “New Artist”, bëri që Gëzimi bashkë me shtatë artistë të tjerë të rinj t’iu bashkohen artistëve të kategorisë “Big”.

 

Gëzimi është student i vitit të dytë në Fakultetin Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, teksa me këngën e tij “A thu kom harru”, ka arritur që të bëj për vete publikun shqiptar.

 

Nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2021” do të mbahet më 29 maj, ku do të performojnë shumë artistë të njohur.