Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT zhvillojnë aktivitet në Liqenin e Badovcit

27/05/2021

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, kanë zhvilluar një aktivitet në Liqenin e Badovcit, duke bërë mbledhjen dhe grumbullimin e materialeve fizike dhe atyre digjitale për krijimin e instalacioneve dhe veprave të tjera skulpturore.

 

Profesori në Fakultetin Art dhe Media Digjitale në UBT, Burim Berisha, ka vlerësuar se ky aktivitet është një praktikë e mirë për të fituar përvoja të reja, për të grumbulluar materiale që përdoren edhe si instalacion por edhe në skulptura të ndryshme, teksa ka thënë se ideja e tërë këtij aktiviteti ka qenë që të zhvillohet mendësia kritike tek artistët e rinj.

 

Studentët treguan se përveç iniciativës që kanë marrë si grup për të bërë mbledhjen e mbetjeve në natyrë, ata kanë dashur edhe të kontribuojnë në ruajtjen e hapësirave publike.

 

Profesori Berisha tha se ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm i tyre, pasi që do të ketë edhe të tjera organizime në kuadër të Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, në mënyrë që të arrihet një komunikim artistik me publikun në hapësira të ndryshme.